Këshilli Prokurorial i Kosovës ka caktuar Besim Kelmendin si ushtrues detyre të Kryeprokurorit të Shtetit.
Në mbledhjen e sotme të KPK-së është vendosur që Kelmendi ta ushtrojë këtë detyrë deri në një vendim të ri të këtij institucioni.
Caktimi i ushtruesit të detyrës erdhi pasi që sot ka përfunduar mandati kryeprokurorit aktual të shtetit, Aleksandër Lumezi.
Sipas Rregullores Nr. 06/2019 për emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit dhe kryeprokurorëve të prokurorive të Republikës së Kosovës, në qoftë se mandati i Kryeprokurorit të prokurorisë përkatëse ka përfunduar në çfarëdo mënyre, KPK-ja merr vendim për caktimin e ushtruesit të detyrës.
Ndryshe, më 6 prill, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka votuar unanimisht Blerim Isufajn për këtë pozitë, kurse vendimi për dekretim tani mbetet në duart e presidentes Vjosa Osmani.
Votimi i tij në krye të prokurorisë është kundërshtuar nga ambasadorët e huaj në Kosovë e organizata vendore, pasi sipas tyre janë shpërfillur parimet për një proces të drejtë dhe meritor./arbresh.info/
Ra nga lartësia, vdes 44-vjeçari nga Prizreni – po trajtohej...
Investimet në transport dhe zhvillim ekonomik, fokus i komun...
Klodi për Elijonën: Rrence e viktimë …
Agjërimi ndihmon në përsosjen e koagulimit të gjakut, sipas ...
Incidenti në Mar-a-Lago/ Ku ndodhej Presidenti Trump në mome...
Benita: Big Brother mbani premtimet, votat edhe faktet i kem...