Kryetari i Partisë Demoratike të Kosovës Bedri Hamza, ka njoftuar se ish-kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, do të garojë për deputet në listën e kësaj partie.
Hamza tha se Kosova sot ka nevojë për profesionistë që sjellin përvojë, qetësi dhe rezultate.
“Prandaj, me respekt e mirëprita Besim Hasanin në listën tonë për deputetë në zgjedhjet e 28 dhjetorit. Besimi bëri punë të jashtëzakonshme për anëtarësimin e Kosovës në familjen olimpike botërore, duke hapur një epokë të re për sportin tonë dhe për medaljet që erdhën më pas. Kontributi i tij është një shembull i vizionit dhe përkushtimit”, deklaroi Hamza.
Ai u shpreh i bindur se me njerëz të tillë, Kosova ecën përpara.
“Bashkë, me energji të re dhe besim të plotë, do ta ndërtojmë një të ardhme më të mirë për vendin tonë”, theksoi ai.
Homazhet në Kuvend për Qosjen, Kurti nderon akademikun
KRU: Konsumatorët me borxhe të papaguara rrezikojnë shkyçje ...
Kurti për Eliot Engel: Njihte të drejtën historike të Kosovë...
Endrit Thaçi uron babain për ditëlindje: Na mungon çdo ditë,...
Homazhet për Qosjen, Osmani nënshkruhet në Librin e Zisë
Hamza uron Hashim Thaçin për ditëlindje: Na ke munguar shumë...