Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq ka thënë se Serbia kishte arritur “sukses të madh diplomatik” me marrëveshjen për targat me Kosovën të arritur më 30 shtator në Bruksel.
“Ne fituam gjëra të mira. Aleksandar Vuçiq edhe një herë tregoi qetësi në një situatë jashtëzakonisht të vështirë, komplekse. Ai mori vendime të zgjuara politike, të bazuara jo në emocione, por në arsye. Ne ishim në kontakt të vazhdueshëm me të gjithë faktorët ndërkombëtarë”, tha ajo, raporton Danas.
Kujtojmë se marrëveshja e arritur në Bruksel me ndërmjetësimin e BE-së, forcat e njësisë speciale të Policisë së Kosovës të vendosura në Jarinjë e Bërnjak, do të largohen njëkohësisht me bllokadat në rrugë, më 2 tetor në orën 8:00 dhe gjithë kjo tërheqje do të përfundojë maksimalisht deri në orën 16:00.
KFOR-i kryen stërvitje me helikopterë në Pejë
Haradinaj ngushëllon për vdekjen e Don Kelmendit: Shembull i...
Kaos në Kuvendin e Shqipërisë, opozita bllokon foltoren, ndë...
Miratohen shtatë marrëveshjet ndërkombëtare
Të rinjtë shqiptarë më larg alkoolit, por më pranë kokainës
Kurti godet Osmanin: Vullneti i popullit nuk anulohet me dek...