Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq i bëri thirrje sot BE-së që siç tha ajo të ndihmojë që Dejan Pantiq të lirohet nga paraburgimi.
Shefja e ekzekutivit serb thotë se “kriza në Kosovë është shkaktuar me qëllim që Albin Kurti të bëjë presion ndaj Beogradit”.
“Në Kosovë çdo gjë do të ishte ndryshe nëse do të zbatohej Marrëveshja e Brukselit, sepse situata do të ishte më stabile dhe më paqësore, do të vazhdonin bisedimet me Prishtinën dhe do të ktheheshin serbët në institucionet e Kosovës”, tha Bërnabiq raporton Tanjug, transmeton arbresh.info.
Kujtojmë se ish-polici serb, Dejan Pantiq u arrestua nën dyshimet për sulm në zyrat e Komisionit Komunal Zgjedhor në veri.
Masa e paraburgimit prej një muaji ndaj Pantiqit u vendos të enjten nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
Pas arrestimit të tij, serbë vendosën barrikada në këtë pjesë të vendit si shenjë proteste.
Policia e Kosovës shton masat e sigurisë për zgjedhjet e 7 q...
Kurti: Më 7 qershor synojmë ta tejkalojmë rezultatin e kalua...
Ngjarje e rëndë në Tiranë, policit i vendoset thika në fyt –...
Arrin në Kosovë grupi i dytë i haxhilerëve, priten nga famil...
Merz: BE-ja duhet të tregojë gatishmëri për zgjerim
Revolucion te Real Madridi: Mourinho kërkon largimin e gjash...