Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq ka thënë se për rajonin do të jenë katastrofë politikat që do të udhëhiqen nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani.
Bërnabiq ka thënë për TV PRVA se ajo çka ka ndodhur në Tiranë mes saj dhe Kurtit është hiç gjë në krahasim me qasjen që do ta ketë pala kosovare në të ardhmen në krejt takimet rajonale e evropiane, ku ajo thotë se do të kërkojnë që në secilin dokument Kosova të shënohet Republika e Kosovës.
Sa për takimin e së martës mes Kurtit dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq në Bruksel, shefja e Qeverisë në Beograd tha se pala e tyre s’pret asgjë që të ndodh, transmeton Klankosova.tv.
Zulfaj: I kemi votat për president, vetëm duhet pjesëmarrja ...
Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27 anije nga bllo...
Rreziku nga lëndët plasëse,Komisioni për Siguri shqyrton pro...
Rama ndan video nga takimi me Presidentin e Emirateve të Bas...
Real Madridi e fiton UEFA Youth League
Pas fitores së madhe, Selin ndez rrjetin me një foto me DJ G...