Sot në ora 16:00 ishte paraparë të mbahej takimi mes Përparim Ramës dhe një prej grupeve më të mëdha të muzikës në botë, Gipsy Kings.
Bendi do të performojë sonte në “AMC Hall” dhe paraprakisht kishte në agjendë një takim me kryetarin e Prishtinës.
Por, Komuna ka njoftuar se takimi nuk do të mbahet, për shkak të situatës se krijuar nga menaxhimi i mbeturinave.
“Anulimi vjen si pasojë e prioritizimit të zhvillimeve të fundit lidhur me problemin emergjent të menaxhimit të mbeturinave dhe ndërmarrjes “Pastrimi”, që ka kërkuar vëmendjen e menjëhershme të Kryetarit.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj” thuhet në njoftimin e Komunës.
Shqipëria e pret sonte Izraelin në “Air Albania”
Dua Lipa publikon albumin e fotografive nga dasma me Callum ...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, policia nis hetimet
Vjedhje e rëndë në Podujevë/ Hajnat marrin stoli ari e argje...
Fabrizio Romano i hedh poshtë spekulimet për një largim të m...
Zhduket një burrë në Vushtrri