Kryetari i PD-së Sali Berisha, përmes një postimi në Facebook, ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes për dokumente Kosovë-Serbi, duke thënë se ajo paraqet një hap të rëndësishëm në normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.
Berisha uron që mbi bazën e parimeve të barazisë dhe reciprocitetit, Kosova dhe Serbia të zgjidhin me sukses problemet e tjera të mëdha midis dy vendeve.
“Vetëm një Ballkan i vendeve sovrane dhe të barabarta do të mund të jetë një rajon paqe, stabiliteti dhe integrohet i sigurt në BE”, ka shkruar ai./arbresh.info/
Postimi i plotë:
Të dashur miq, Kosova dhe Serbia ranë dakord për zgjidhjen e problemit të dokumenteve bazuar mbi parimin e barazisë dhe reciprocitetit të kërkuar nga qeveria e Kosovës, d.m.th njohjen respektive të dokumenteve të njëra-tjetrës dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve.
Partia Demokratike ka mbështetur pa lëkundje zgjidhjen e këtij problemi të krijuar nga pala serbe mbi bazën e reciprocitetit dhe barazisë midis palëve.
Me këtë rast, Partia Demokratike, duke vlerësuar lart kontributin e të deleguarve të veçantë per dialogun Kosovë-Serbi të BE dhe SHBA, Miroslav Lajçak dhe Gabriel Eskobar, si dhe të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s (Jens) Stoltenberg përshëndet arritjen e kësaj marrëveshje si një hap i rëndësishëm në normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve dhe uron që mbi bazën e parimeve të barazisë dhe reciprocitetit, parime universale në marrëdhëniet midis vendeve, Kosova dhe Serbia të zgjidhin me sukses problemet e tjera të mëdha midis dy vendeve.
Vetëm një Ballkan i vendeve sovrane dhe të barabarta do të mund të jetë një rajon paqe, stabiliteti dhe integrohet i sigurt në BE.
LDK hap sonte fushatën zgjedhore në Prishtinë
Lëvizja Vetëvendosje hap sot fushatën zgjedhore në Ferizaj
Albin Kurti sot mban tubim në Hajvali
Nis sot fushata për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit
Nga Ferizaj nis zyrtarisht fushata e PDK-së
Albin Kurti dhe Xhelal Sveçla mbajnë sot konferencë për medi...