Ish-kryeministri Sali Berisha në orën 11:00 është futur në stadiumin “Air Albania” ku është pritur me brohoritje nga delegatët dhe simpatizantët. Me dy gishtat lart, Berisha përshëndeti demokratët.
Berisha tha se asgjë nuk i pengon djemtë dhe vajzat e PD për t’u bashkuar në rithemelimin e PD.
Berisha tha se Kuvendi merr vendimet e veta ndërsa kreun e PD e cilësoi të pakallur që jep mesazhe turpi.
Ai la pa përgjigje pyetjen nëse do kthehen në selinë e Partisë Demokratike në përfundim të Kuvendit.
Në historinë e lirisë së këtij kombi. Triumfi i revolucionit paqësor në momentet më dramatike të vendit. Asgjë nuk pengon djemtë dhe vajzat, burrat dhe gratë e lirisë për t’u bashkuar në rithemelimin e PD. Mesazhi më i bukur që ata i dërgojnë sot shqiptarëve kudo ku janë.
Miqve tanë në Europë dhe botë. Ai (Basha) është prej kohësh një i pakallur. Por kuvendi merr vendimet e veta. Mesazhet janë histori turpi dhe morën përgjigjen më të shkëlqyer nga demokratët”, tha Berisha./arbresh.info/
Nga Korça, Rama mbërrin me helikopter në Vlorë
Diskutimet për Presidentin, Kurti pyetet se çfarë oferte ka ...
AUV tërheq nga tregu ëmbëlsirat xhelatinoze ‘Jelly’ të prodh...
Haxhiu: Thirrja për dy gjyqtarët e Kushtetueses hapet më 26 ...
Pas Abdixhikut, edhe Kurti arrin në Kuvend për takimin
Çështja e presidentit, Abdixhiku mbërrin në Kuvend për takim...