Sali Berisha, kryeministër e president i dikurshëm i Shqipërisë, ka folur për bisedën që ka zhvilluar me ish-presidentin e ndjerë amerikan, George H.W. Bush, për Kosovën, shumë vite më parë.
“Ishte takimi më i rëndësishëm i jetës sime”, është shprehur Berisha në T7, duke iu referuar takimit me Bushin e Vjetër, në Shtëpinë e Bardhë, në vitin 1992.
“Mund të them se çështje kryesore në atë takim ka qenë Kosova”, ka kujtuar Berisha.
“Dua t’i jap meritë mikpritësit tim… e hapi bisedën me Kosovën”, ka thënë ai, duke folur për takimin e 15 qershorit të vitit 1992.
“Mori atllas përpara, dhe hartën e Kosovës, duke më pyetur mua për situatën”, është shprehur Berisha.
Ish-udhëheqësi shqiptar ka thënë se koha më kryesore e takimit të tij me Bushin e Vjetër në Uashington iu kushtua Kosovës.
“Për mua, dhe për çdo shqiptar, Kosova ishte nën pushtim, dhe e kërcënuar për ekzistencën e saj”, ka thënë Berisha në T7.
“Copëtimi i mëtejshëm i saj e shuante nga harta”, ka theksuar ai.
Sipas Berishës, po të mos ishte paralajmërimi i famshëm i Bushit të Vjetër ndaj Sllobodan Millosheviqit, Serbia do ta sulmonte ashpër Kosovën.
Bill Clinton do të dëshmojë sot për Epstein
Dy alpinistë humbin jetën nga një ortek në veri të Italisë
Pakistani nis sulme ajrore në Afganistan, 133 persona të vra...
Zelensky: Raundi i ardhshëm i bisedimeve për paqe do të zhvi...
Dugolli: Shkuarja në zgjedhje në dorën e opozitës
Sot nis gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për pengim të dre...