Asamblisti nga Nisma për Kosovën në komunën e Drenasit Vehbi Berisha përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur se ka kërkuar përgjigje zyrtare nga Drejtoria e Shërbimeve publike (DSHPE) dhe Drejtoria e Inspeksionit për menaxhimin dhe mirëmbajtjen e Tregut të Gjelbër në Drenasi i cili është i mbushur me mbeturina.
Berisha ka kërkuar nga kompania e Pastrimit e cila është kontraktuar nga komuna që ta bëjë pastrimit e mbeturinave pasi që ky do të duhet të ishte prioritet i tyre.
Më poshtë mund ta lexoni statusin e tij të plotë:
Kompania “PASTRIMI” e menaxhon Tregun e Gjelbër në Drenas, a bërlloku deri n’fyt !
Të nderuar qytetarë të Komunës së Drenasit, në lidhje reagimin tim publik të datës 30.07.2017 për çështjen e “Tregut të Gjelbër” të Drenasit për gjendjen e mjerueshme të mirëmbajtjes dhe menaxhimit të tregut, shqetësimin tuaj e kam ngrit pranë Komunës së Drenasit përkatësisht Drejtorisë Shërbimeve publike (DSHPE) dhe Drejtorisë së Inspeksionit, ku përgjigje zyrtare kam pranuar vetëm nga DSHPE-ja dhe përgjigjen zyrtare nga kjo drejtori e gjeni të bashkangjitur se bashku me ketë postim. Në shkresën time drejtuar këtyre dy drejtorive u kam bërë thirrje urgjente për pastrimin dhe ri-organizimin si dhe rritjen e nivelit të mirëmbajtjes së tregut dhe të nderuar qytetar ju jeni ata vlerësuesit më të drejtë për gjendjen e këtij tregu. Nder tjerash drejtorive të lartcekura u kam parashtruar edhe dy pyetje ku vetëm në njërën prej tyre kam marr përgjigje zyrtare. DSHPE-ja e konfirmon se tregu i gjelbër në Drenas menaxhohet dhe “mirëmbahet” nga Kompania “PASTRIMI”, e cila kompani do duhej ta kishte prioritet mirëmbajtjen e këtij tregu dhe hapësirave përreth sepse tek e fundit është vet veprimtaria kryesore që e ushtron kjo kompani publike.
PS: Të bashkangjitur se bashku me ketë postim mund ti gjeni edhe shkresat (e-mailat) zyrtare të shkëmbyera me drejtoritë përkatëse në lidhje me ketë rast./arbresh.info/

Real Madridi ende pa vendim për trajnerin, Arbeloa nën presi...
Dënimi për vrasjen e Liridona Ademajt, reagon Dafina Zeqiri:...
Ulutas pret në takim ambasadorin amerikan në NATO në Prishti...
Kurti: Inovacioni dhe kreativiteti, bazë e zhvillimit të qën...
“Netanyahu do arrestohet në Hungari”/ Magyar: Hungaria nuk d...
Detaje të reja nga vrasja e trefishtë në Mal të Zi, policia ...