Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha ka dorëzuar ankesë në Gjykatën Kushtetuese lidhur me votat nga ana e “Romani Iniciativ” në vendbanime me shumicë të komunitetit serb në zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit.
Pas dorëzimit Berisha ka thënë se pret që Gjykata Kushtetuese të vendos drejtësi, raporton arbresh.info
” Po e vazhdoj ketë betejë tonën. Ne po e kontestojmë vendimin e Gjykatës Supreme dhe PZAP-së. Duhet të kthehet mandati i deputetit ashtu siç na takon. Besoj që Gjykata Kushtetuese do të marr vendimin”.
Berisha një ankesë të njëjtë e ka dorëzuar edhe në zyrën e Avokatit të Popullit./arbresh.info/

Andin Hoti: Kosova po ndërton platformën digjitale ‘eP...
Guardiola drejt largimit nga Manchester City, lojtarët mbete...
Rikthehet murtaja e bagëtive në Shkodër, groposen rreth 20 k...
Jashari priti gjeneralin amerikan McKinney, theksohet forcim...
Tronditet Spanja: 25-vjeçari dyshohet se vrau prindërit dhe ...
Hargreaves takon Radoniqin, i jep mbështetje për zgjedhjet e...