Profesori Berim Ramosaj, ka thënë vendimi i sotëm i Qeverisë së Kosovës për taksë 100% për produktet nga Serbia, ka mundur të zbatohet ndryshe.
“Nëse kemi dashur të bëjmë garë është dashur që Qeveria e Kosovës me një alternativë të thjeshtë të arrijë më shumë. Sikur qeveria të kishte financuar një fushatë për vetëdijësimin që qytetarët të mos blejnë produkte serbe kjo do të kishte më shumë rezultat se sa çdo masë administrative”, ka thënë Ramosaj në Klan Kosova
“Esenca e mendimit qytetar në Kosovë qëndron në mendimin e drejtë jo konformist pra konkretisht humbësit më të mëdhenj janë klientët kosovarë që janë të gatshëm të paguajnë taksën”.
“Humbësi i dytë mund të jetë ai që punon dhe respekton tregun dhe i treti në “long term”(afat të gjatë) mund të jenë prodhuesit serbë apo boshnjakë ndërsa fitues janë buxheti i Kosovës që i ndalë mjetet dhe i merr në kufi dhe e mbush arkën e Qeverisë”.Ndërsa fitues është kontrabandisti i cili nuk njeh kufi”.
“Ne duhet të sillemi si evropianë të rinjë dhe të kemi qasje të tillë që të marrim vendime dhe të kemi ide kreative dhe të ndërtojmë luftën ekonomike. Dua të jem një qytetar normal që lufton për vendin e vet duke funksionalizuar Kosovën”, ka thënë Ramosaj.
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik
Osmani: Këto pesë vite kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s
Dogana kap cigare elektrike të padeklaruara në Merdare, me v...