Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se Serbia është ajo që flet vazhdimisht për Shqipërinë e Madhe.
Thaçi ka thënë se Serbia po e bënë këtë për të justifikuar politikat e veta destabilizuese në Ballkanin Perëndimor, shkruan arbresh.info.
“Kush sot flet më së tepërmi dhe e përmend Shqipërinë e Madhe, shikoni mediat e Beogradit, të gjitha e kanë në ballinë e po ashtu edhe zyrtarët serbë. Shqipëria e madhe përmendet në Beograd, as në Tiranë e as në Prishtinë, për tu justifikuar politikat e veta destabilizuese prandaj është një propagandë e padrejtë e Beogradit duke përmendur Shqipërinë e Madhe për të justifikuar rolin e vetë destabilizues në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Thaçi në një konferencë të përbashkët me presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishani./Arbresh.info.
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...