Google ADS

Belegu: Albin Kurti nuk e konsideron Enver Hoxhën figurë të keqe shqiptare

00:34 | 17 Shtator 2019
Trina Galanxhi

Erold Belegu, këshilltar i kryeministrit Ramush Haradinaj njëherit kandidat për deputet, ka folur lidhur  me deklarimet që i ka bërë sonte në emsionin Pressing në T7, lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti lidhur me tri figurat më të këqija të historisë shqiptare.

Belegu në një status në Facebook ka thënë se Albin Kurti në deklarimin e tij nuk e ka përmendur Enver Hoxhen si figurë të keqe shqiptare.

“Iu deshën 5 minuta për të menduar e për t’i thënë tri figurat më të këqija të historisë shqiptare dhe as ato nuk i mjaftuan Albinit për t’iu kujtuar e për ta përmendur diktatorin famëkeq që vrau dhe persekutoi shqiptarët, Enver Hoxha. Dhe kur ju thashë para disa dite se për idetë e tij, siç është shërbimi i obligueshëm ushtarak, inspirohen nga xhaxhi, çkasmos komentuan (sigurisht, përveç argumenteve) ?‍♂️”, ka shkruar Belegu në Facebook.

Kurti në Pressing ka thënë se  tri figurat më negative të këtij kombi janë:

“Esat Pasha, Rrahman Morina, dhe i treti është i gjallë e ju e dini”.

Të ngjashme