Anëtari i Komisionit të Shëndetësisë, njëherit deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka pyetur Ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemajn rreth testeve për COVID-19 të ardhura nga Serbia.
Haxhiu gjithashtu ngriti shqetësimin për ikjen e specializanteve , ai tha se në të kaluarën me ta është bërë politikë
“Është shqetësuese se specializantet fillojnë të regjistrojnë kurse të gjermanishtes për të shkuar jashtë Kosovë. Është për keqardhje që ata po largohen, e vërtet se në të kaluarën është bërë politikë me ta”, ka thënë ai.
Për të gjitha këto është pajtuar edhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.
Para Komisionit, Zemaj ka thënë se çdo donacion që kanë marr do t’i dorëzoj te komisioni dokumentet duke përfshirë edhe atë nga Serbia.
“Pajtohem me ato që i thatë. I kam taku odat e mjekeve dhe do të insistoj që të marrim impute dhe të kemi një adresim të problemeve të shëndetësisë. Çdo donacion është transparent dhe për çdo gjë që kërkon qoftë edhe për donacionin që kanë ardhur nga Serbinë unë do t’i sjell para komisionit. Raportin e kontratave për CoVID-19 do të ja u dorëzon dhe pastaj kryeni pune ju. Ne do të jemi të gatshëm për me rrit transparencën”, ka përfunduar ai./arbresh.info/
Vijojnë kërkimet për gjetjen e Jurgen Karajt, FSK me dron në...
Tejkaloi kolonën përmes trotuarit, vozitësi gjobitet me 200 ...
Rama ndan video nga vizita në Bazilikën e Zojës së Këshillit...
Ministri i Jashtëm gjerman: Çdo marrëveshje për kontrollin e...
Plagosja e 40-vjeçarit në rrugën Gjilan-Kamenicë, arrestohen...
55 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë