Anëtari i PDK’së, Bekim Haxhiu-Kamishi, ka thënë se deklaratat që stadiumi i Kosovës do të ndërtohet në Bërnicë e jo në Drenas është vetëm zhvendosje e vëmendjes.
“Është mëse e vërtet që tentativa me zhvendos vëmendjen me atë që qytetari shqetësohet më shumë, pra për formimin e qeverisë”, thotë Haxhiu në T7.
“Kjo është vetëm diçka e dëshirueshme e jo e realizueshme, është për me zhvendos vëmendjen. Pse kjo deklaratë në këtë periudhë kohore kur nuk kemi qeveri dhe nuk kemi vendimmarrje. Kjo i takon qeverisë. Lumiri nuk po arrinë të bëjë marrëveshje me VV’në dhe tani po kërkojnë të zhvendosin vëmendjen”
“Ai po don me fitu poena për garën në komunën e Prishtinës. Kështu po eliminon Arban Abrashin nga gara brenda LDK’së”.
“Dardanët nuk i ndal as shiu”, lojtarët e Kosovës vazhdojnë ...
Rama: Drejt përfundimit punimet për urën e re të Viroit, rri...
Haxhiu dhe Konjufca nderojnë viktimat e masakrës së Podujevë...
Trump: Erdogan është një “lider i shkëlqyer”
Osmani nderohet në Vjenë me çmimin “Dr. Erhard Busek” për li...
Fondi Humanitar i reagon ashpër Gashit: Në Burgun e Dubravës...