Pas vendimit zyrtar të Qeverisë, është bërë pranim-dorëzimi i postit të ministrit të Brendshëm. Bejtush Gashi, i cili ishte emëruar vetëm pak muaj më parë i ka liruar vendin ministrit të ri, Ekrem Mustafës.
Në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi ka dorëzuar detyrën e Ministrit të Punëve të Brendshme, tashmë të emëruarit të ri në këtë detyrë Ekrem Mustafa, transmeton Express.
Gjatë ceremonisë së pranim-dorëzimit, të dy bashkëbiseduesit diskutuan për punën dhe çështjet kryesore që kanë të bëjnë me Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Me këtë rast, ish-ministri Bejtush Gashi i ka uruar Mustafa detyrën e re të ministrit të Punëve të Brendshme, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.
Në qeverinë Haradinaj deri tash janë ndërruar tre ministra të Brendshëm. I pari, Flamur Sefaj u shkarkua nga kryeministri Ramush Haradinaj pas skandalit me deportimin e gylenistëve.
Bejtush Gashi, i ardhur në këtë pozitë pas Sefajt, sipas partisë së tij, AKR’së, është shkarkuar për mungesë përformance. Zyrtari i lartë i partisë, deputeti Labinot Tahiri, ka kërkuar që të ketë ministër nga Ferizaj. Ai ka lobuar që këtë pozitë ta zë Ekrem Mustafa. /Express/
KDI: Dëgjimi publik për Projektligjin për Byronë nga sot për...
Tërnava takohet me Kryetarin e Dijanetit të Turqisë, flasin ...
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...