Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, njëherit edhe Ministër i punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, është nisur drejt një udhëtimi zyrtar në Japoni.
Përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, Pacolli ka bërë të ditur se do të qëndrojë dy ditë në Japoni, shkruan portali arbresh.info
Detaje mbi takimet dhe zhvillimet e udhëtimit në Japoni, nuk janë bërë të ditura.
Behgjet Pacolli gjatë ditës së sotme ka pritur Presidentin e Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, përfaqësuesën e lartë të BE-së, Federica Mogherinin, si dhe komisionarin Johannes Hahn.
Më poshtë mund të lexoni postimin e Behgjet Pacollit në Facebook:
Sot, pas një dite intenzive dhe me plotë tension, u nisa për udhëtim zyrtarë, dy ditorë, në Japoni (Tokyo). (sic)/Arbresh.info/
Hoxha: Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe partneritetin...
Do të ketë më shumë raste të hantavirusit në javët e ardhshm...
Parashikimi i motit për të enjten
Inter e fiton edhe Kupën e Italisë
Trump në Kinë me titanët e teknologjisë amerikane, çfarë pri...
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...