Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli në ditën e hapjes së fushatës zgjedhore ka thënë se Kosova është gati për ndryshim.
Pacolli përmes një postimi në facebook ka shkruar gjithashtu se Kosova i duhet një person që e do vendin dhe nuk pret favore, shkruan arbresh.info.
“Kosovës i duhet një person i cili e do vendin dhe punon për të pa pritur asnjë favor t’i kthehet pas. Kosova e meriton më të mirën dhe është gati për ndryshim!”, ka shkruar ai.
Ndryshe sot në Kosovë është bërë hapja zyrtare e fushatës zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që pritet të mbahen më 6 tetor./arbresh.info/

Aksident fatal në rrugën Gjakovë–Prizren, humb jetën një 81-...
Cilat janë dyshimet ndaj tre kryesuesve të QKN nga grupi i p...
Të paktën 61 viktima në Afganistan, shkak reshjet e dendura ...
Seanca dëgjimore për manipulim votash, i pranishëm Avokati i...
Haradinaj përkujton Isa Boletinin: Pa nismëtarë si ai, Kosov...
Një delegacion i KFOR-it viziton Portin e Durrësit, forcohet...