Në kuadër të aktiviteteve të Ditës së Çlirimit, kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri me organet tjera kompetente sot kanë bërë shenjëzimin e varrezave të qytetit sipas përkatësisë së besimeve fetare.
Haziri njoftoi se përpos shenjëzimit të varrezave të vjetra po punojnë paralelisht në hapjen dhe ndërtimin e varrezave të reja të qytetit, përkatësisht tek pishat e lagjes së Zabelit, sikurse edhe rikonstruimin dhe sanimin e dëmeve në varrezat e vjetra.
“Jemi në fazën e shenjëzimeve finale për varrezat e vjetra të qytetit. Shenjëzimi deri në konzervim është projekt që do të fillojë tash dhe do të vazhdojë në dy vitet e ardhshme”.
“Kjo nënkupton që ne do t’i sanojmë dhe organizojmë drejt një mbyllje të përhershme të varrezave të vjetra të qytetit dhe natyrisht ne kemi krijuar ambient ashtu siç e jetojnë të gjallët ku ekzistojnë fetë dhe etnitë e ndryshme në Gjilan, gjithashtu edhe varrezat nuk i kemi të ndara”.
“Praktikisht, kjo hapësirë është e parcializuar që dihen saktë cila pjesë është për varreza të shumicës myslimane apo katolike, pakicave ortodokse dhe protestante si edhe të varrezave të vjetra të hebrejve, të cilat, ne do t’i konzervojmë dhe do të kujdesemi për to si institucion komunal”, ka deklaruar Haziri.
PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për t...
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...