Bëhen publike letrat që Haradinaj ua dërgoi Hamzës e Abdixhikut, çka kërkoi ai dhe si u përgjigjën liderët opozitarë

22:03 | 3 Mars 2026
Q L

Ramush Haradinaj, për herë të parë ka bërë publike letrat drejtuar Abdixhikut dhe Hamzës, me datë 21 janar të këtij viti, duke kërkuar koordinim për situatën politike sidomos për çështjen e presidentit.

Haradinaj në emisionin Pressing tha se Bedri Hamza i ka kthy një përgjigje por “jo konkrete”, ndërsa për Abdixhikun tha se i ka thënë se “janë me zhvillime të brendshme në LDK”.

“I kam shkru letër kolegëve opozitarë dhe ia kam shpjegu arsyet pse ne është dashtë me u marrë vesh mes vete, e pastaj me u ulë me pushtetin – me Kurtin…”, shpjegoi Haradinaj.

“Në letra nuk ka kandidaturë, sepse është spekulu”, shtoi Haradinaj.

Letrat mund t’i lexoni më poshtë gjithashtu ta dëgjoni edhe deklaratën e plotë të Haradinajt:

Të ngjashme