Ministria e Punëve të Brendshme ka mbajtur sot takimin e përvitshëm me kryetarët e komunave të cilët janë edhe udhëheqësit e Këshillave Komunalë për Siguri në Bashkësi.
Në këtë ngjarje ishin të pranishëm kryetarët e disa prej komunave kryesore të Kosovës të cilët kanë marrë udhëheqjen nga zgjedhjet lokale të 22 tetorit dhe ata që e kanë marrë një mandat të ri po nga këto zgjedhje, shkruan arbresh.info.
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ai i Mitrovicës, Agim Bahtiri, kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari dhe ai i Drenasit, Ramiz Lladrovci ishin disa prej kryetarëve të komunave të cilët u takuar sot në këtë ngjarje.
Më të afërt janë parë, kryetarët e dy komunave të rajonit të Drenicës, Bekim Jashari i Skenderajt dhe Ramiz Lladrovci i Drenasit./arbresh.info/






Parashikimi i motit për sot
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...