Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj në 26-vjetorin e Masakrës së Reçakut ka thënë se denoncimi i kësaj masakre ndryshoi historinë e Kosovës dhe qasjen e komunitetit ndërkombëtar ndaj saj.
Begaj ka shprehur mirënjohje ambasadorit amerikan, William G. Walker.
“Më 15 janar 1999, në fshatin Reçak të Kosovës, u ekzekutuan dhe masakruan barbarisht nga njësitë kriminale serbe 45 shqiptarë civilë të paarmatosur. Denoncimi i kësaj masakre ndryshoi historinë e Kosovës dhe qasjen e komunitetit ndërkombëtar ndaj saj.
Lavdi përjetë burrave dhe grave të Kosovës, që qëndruan për lirinë e saj! Mirënjohje Ambasadorit amerikan William G. Walker, “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”!”, shkroi Begaj në Facebook./Arbresh.info/
Ka ndërruar jetë Nazif Gashi, një nga boksierët më të mirë n...
Zjarri në një ndërtesë në Prishtinë, një person pranon tretm...
Tentoi t’i ikë policisë me qerre, kapet me 21 dele të kontra...
Presidenti Begaj vazhdon vizitën në Kosovë
Vdes një person në Pejë, ra nga një lartësi prej 3 metrash d...
Fustani e “tradhton” aktoren e njohur, kjo gjë nuk pritej në...