Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka pritur sot në takim presidentin e Letonisë, Edgars Rinkevics.
Në një konferencë për media pas takimit, Begaj ka vlerësuar lartë marrëdhëniet diplomatike dhe të qëndrueshme mes dy shteteve, shkruan Arbresh.info.
“Shqipëria shpreh mirënjohje të thellë për mbështetjen e palëkundur të Letonisë për rrugëtimin tonë drejt anëtarësimit evropian, si dhe faktin që Letonia ishte vendi i parë i Bashkimit Evropian që ratifikoi Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit të Shqipërisë”, ka deklaruar presidenti Begaj.
Ndër të tjera, kreu i shtetit shqiptar përmendi edhe mbështetjen e Letonisë për Kosovën, veçanërisht vlerësoi thellësisht praninë e trupave letonez në misionin e KFOR-it.
“Shqiptarët e vlerësojnë thellësisht mbështetjen e Letonisë për Kosovën, si në aspektin diplomatik, ashtu edhe përmes pranisë së trupave të saj në misionin e KFOR-it. Në kuadër të NATO-s, Shqipëria dhe Letonia po forcojnë në mënyrë aktive bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes. Prania e trupave shqiptare në bazën Ādaži është një demonstrim i qartë i solidaritetit tonë të ndërsjellë në përballjen me kërcënimet e përbashkëta të sigurisë”, u shpreh Begaj. /Arbresh.info
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...