Begaj: Nuk ka Shqipëri të fuqishme pa Kosovën e fortë

13:03 | 18 Shkurt 2025
E.G

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, shprehu krenarinë e tij për ditën e shënuar dhe për trashëgiminë që kanë lënë figurat legjendare, si komandanti i njohur Adem Jashari.

Ai theksoi se veprat e këtyre figurave janë të skalitura thellë në kujtesën shqiptare dhe janë pjesë e historisë së krenarisë së kombit, shkruan Arbresh.info.

“Kjo ditë na mbushë me krenari. Krahas figurave legjendare të komandantit legjendar Adem Jashari vepra e tyre është e skalitur në kujtesën tonë shqiptare. Ne jemi një komb një gjak  dhe një histori. Historia jonë është një histori krenarie. Veprat e tyre nuk janë vetëm histori ata qëndrojnë në themelet e një lire të larë me gjakë. Sot ne duhet të qëndrojmë krah për krah në çdo fuahë të jetës. Kosova e pavarur është një realitet që nuk kthehet pas liria e Kosovës nuk është vetëm liri por një garanci për paqen. Dashuria jonë për paqe nuk i bënë shqiptarët të dobët”, u shpreh Begaj.

Presidenti Begaj theksoi gjithashtu se Shqipëria dhe Kosova janë dy shtete që do të ecin përpara së bashku, duke e forcuar kombin shqiptar.

“Nuk ka Shqipëri të fuqishme pa Kosovën e fortë. Ne jemi evropian jo vetë gjeografikisht por edhe me vlera. Shqipria dhe Kosova do të ecin bashkë për një komb më të fortë. Historia na ka vënë përpara sfidave të mëdha por ne kemi ditur të triumfojmë”, tha ai./Arbresh.info/