Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj ka pritur sot në takim presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 147-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Me këtë rast Begaj dhe Totaj kanë vënë në pah rëndësinë e kësaj ngjarjeje historike për popullin shqiptar.
Sipas presidentit Begaj përkujtimi i kësaj ngjarjeje të rëndësishme historike duhet të shërbej për kultivimin e frymës së atdhedashurisë tek brezat e rinj. Ai ka theksuar se atdhedashurinë duhet shprehur jo vetëm më fjalë, jo vetëm duke vendosur buqeta lulesh në vende historike, por edhe me vepra, duke punuar më shumë, më fortë, që amanetin i të parëve të ecë përpara.
“Jam shumë i lumtur që Shqipëria dhe Kosova, tashmë dy shtete të një kombi, ecin krah për krah në rrugëtimin e integrimit evropian dhe jam shpresë plotë që duke punuar së bashku do të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për brezat e rinj”, ka thënë Begaj, gjatë diskutimit me kryetarin e Prizrenit, raporton Telegrafi.
Ky i fundit ka theksuar se kjo trashëgimi duhet të përcillet nga gjenerata në gjeneratë.
“Uroj që trashëgimia e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit të përcillet gjeneratë pas gjenerate dhe jo vetëm të mbetet një përkujtim, por të shndërrohet në burim frymëzimi për gjeneratat e reja dhe të përcillet tek brezat e rinj”, ka thënë Totaj.
Begaj dhe Totaj pas këtij takimi të shkurtër do të marrin pjesë në ceremoninë zyrtare për shënimin e 147-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Nesër zgjedhjet në Hungari- Sondazhet tregojnë garë të ashpë...
Ndërron jetë në QKUK, 22 vjeçari i cili u aksidentua para 6 ...
Sherri me të shtëna në Ferizaj, Buta vetëdorëzohet në polici
Reperi Buta i përfshirë në përleshjen me armë zjarri sonte n...
ShBA thotë se ka nisur pastrimin e minave në Ngushticën e Ho...
Kërcasin plumbat në Ferizaj, rrahje dhe të shtëna, një i dys...