Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj uroi sot popullin e Kosovës me rastin e 26-vjetorit të hyrjes së trupave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë.
“Gëzuar Ditën e Çlirimit, Kosovë! 26 vjet më parë, trupat paqeruajtëse, të udhëhequra nga NATO, hynë në Kosovë, duke ndalur masakrat çnjerëzore dhe spastrimin etnik kundër popullsisë civile që po ndodhte në zemër të Evropës”, u shpreh Begaj në mesazhin e tij.
Ai e cilësoi këtë ditë si një nga momentet më të rëndësishme të ndërgjegjes ndërkombëtare për t’i dhënë fund një prej faqeve më të errëta të historisë moderne.
Begaj nderoi gjithashtu luftën heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe shprehu mirënjohje ndaj aleatëve dhe partnerëve ndërkombëtarë që kontribuuan në çlirimin dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës.
“Shqipëria do të jetë gjithnjë në krah të Kosovës, besimplotë në të ardhmen e përbashkët evropiane”, përfundon mesazhin e tij Presidenti Begaj./Arbresh.info/
Aksident mes dy veturave në Mitrovicë, lëndohen gjashtë pers...
Prishtina me fitore jetike ndaj Pejës në “Karagaç”
Mbytet anija në brigjet greke, 22 të vdekur
Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për pesë ditë...
Aliti për mediat turke: Turqia ka një kombëtare shumë të for...
Irani: Kemi goditur bazën ajrore të amerikanëve në Jordani