Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka pritur në takim komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutash i cili së fundmi erdhi në krye të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë.
Rreth takimit, kreu i shtetit shqiptar njoftoi përmes një shkrimi në X.
“I urova mirëseardhje komandantit të misionit të NATO-s, KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash”.
“Shpreha vlerësimin për rolin thelbësor të KFOR-it në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë dhe në të gjithë rajonin, duke riafirmuar mbështetjen e plotë të Shqipërisë për këtë mision”, shkruan Begaj.
Ulutash u rikthye në krye të KFOR-it më 3 tetor, post të cilin e kishte dorëzuar rreth një vit më parë, më 11 tetor 2024./Arbresh.info/
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...