Fëmijët në Klinikën e Pediatrisë në QKUK sot u befasuan nga superheronjtë e tyre.
Karaktere të filmave të animuar si Supermeni, Betmeni dhe Spidermeni u lëshuan me litarë nga objekti i Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, duke sjellë gëzim te fëmijët e shtrirë në këtë klinikë.

Shumë fëmijë u befasuan kur panë super-heronjtë e tyre të varur në litarë derisa i përshëndesin nga dritaret.
Fëmijët, që po i prisnin me padurim superheronjtë e tyre, morën dhurata të ndryshme nga ta.
Ky aktivitet u organizua nga “Care for Kosovos Kids”.

Mourinho i hapur t’i shesë dy yjet e Real Madridit, por vetë...
Përshkallëzohen tensionet, Teherani lëshon raketa dhe dronë ...
Moti sot në Shqipëri
Haxhiu përfaqëson Kosovën në samitin SEECP në Sofje
58 marrëveshje mes Shqipërisë dhe Kosovës, ministrja Mimoza ...
Zulfaj: Kosova është e gatshme për statusin e vendit kandida...