Kryetari i Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, Bedri Hamza, thotë se do të jenë të pa kompromis karshi kërkimit të transparencës dhe llogaridhënies në shpenzimin e parasë publike.
Hamza në një intervistë për arbresh.info tha se do të lidhin bashkëpunim të ngushtë me organizata buxhetore dhe me Zyrën Kombëtare të Auditimit.
“Transparenca është e nevojshme, qëllimi ynë është që ne ta kryejmë punën tonë në mënyrë profesionale maksimalisht të kontribuojmë në rritjen e vlerës për paratë e shpenzuara, të kontribuojmë në ngritjen e transparencës dhe në rritjen e llogaridhënies. Qëllimi ynë është që të kemi bashkëpunim të ngushtë më të gjitha organizatat buxhetore, normalisht me Zyrën Kombëtare të Auditimit, që numri rekomandimeve të jetë sa më i vogël, të gjeturat të jenë sa më të vogla. Por, mbi të gjitha implementimi të jetë sa më i madh dhe mos të kemi përsëritje të rekomandimeve prej vitit në vit”, tha Hamza.
Hamza pret që gjatë punës së komisionit pret bashkëpunimin e të gjitha palëve politike.
Ai premton bashkëpunim edhe me shoqërinë civile edhe me mediat.
“Por, pres përkrahje dhe besoj që do të kemi përkrahje edhe prej komisioneve të tjera, siç është komisioni Evropian, GIZI, OSBE”, tha Hamza.
Në intervistë ai ka folur edhe për peticionin për homologimin e veturave./E.Haxhiu/arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/135501004426336/
I dënuar me 9 vite burg nga GJKKO për pjesëmarrje në grup kr...
Dogana zbulon mallra të padeklaruara në vlerë rreth 13 mijë ...
Rodri dënohet me 80 mijë funte pas kritikave ndaj gjyqtarit
Rusia dhe Kina rihapin lidhjen hekurudhore pas 6 vitesh
Kur merret vendimi për dekretin e Presidentes? Flasin nga Gj...
Konfirmohet një tjetër mungesë e madhe për Realin ndaj Cityt