Të rinjtë e Partisë Demokratike të Kosovës e kanë mbajtur një konventë për promovimin e kandidatëve të rinj që i kanë në listën zgjedhore për deputetë.
Të pranishëm në këtë konventë ishin edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, së bashku me kandidatin për kryeministër, Bedri Hamzën.
Krasniqi ka shprehur mirënjohje të thellë për angazhimin e palodhur të të rinjve të PDK-së, duke thënë se Partia Demokratike e Kosovës nuk do të ishte kjo që është sot, pa angazhimin e madh të të rinjve.
Ndërsa, kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se rinia e PDK-së ka qenë gjithmonë forcë që shtyn kufijtë dhe sfidon status quo-në.
“Puna juaj deri tani ka qenë e jashtëzakonshme. Ju keni organizuar aktivitete që kanë inspiruar bashkëmoshatarët tuaj, keni promovuar vlerat dhe parimet e PDK-së dhe keni qëndruar të palëkundur në mbrojtjen e interesave të qytetarëve tanë. Ne ofrojmë një vizion për një Kosovë që i jep mundësi rinisë, që krijon vende pune, që forcon arsimin dhe që garanton drejtësi për të gjithë. Dhe ju, rinia e PDK-së, jeni thelbi i kësaj oferte. Ju jeni ata që do ta shpërndani mesazhin tonë, që do të frymëzoni besim dhe që do të tregoni që PDK-ja është partia e të ardhmes”, ka thënë Hamza./Arbresh.info/
Alarmohet Spanja/ Konfirmohet një rast i ri me hantavirus, i...
“Shkundet” Saranda/ Prokuroria lëshon dhjetëra urdhër-arrest...
Kompany i befason të gjithë në festën lamtumirëse të Guardio...
Osmani nga Lugu i Baranit: U ndje fryma përbashkuese për të ...
Parashikimi i motit për ditën e martë, temperatura arrin 29 ...
Kandidati për president të Realit, Riquelme befason: Kemi në...