Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian (EU EOM) në konferencë për media në Prishtinë prezantoi raportin përfundimtar për zgjedhjet parlamentare në Kosovë.
Anëtarja e Parlamentit Evropian, Natalie Loiseau, duke folur për ndërhyrjet e jashtme nga shteti i Serbisë në zgjedhjet e Kosovës, theksoi se janë vërejtur tendenca për të ndikuar në votim.
“Sa i përket ndërhyrjeve nga jashtë, i kam cekur ato në përgjithësi. Jemi dëshmitarë të tendencave nga jashtë për të ndikuar në votimin e tyre dhe kjo nuk do të duhej të ndodhte mes fqinjëve. Transmetimi publik, radio dhe televizioni, si dhe programet për komunitetet joshumicë, do të përmirësohen në mënyrë që votuesit nga të gjitha komunitetet në Kosovë të kenë qasje më të mirë në informacionin përkatës rreth zgjedhjeve”, tha Loiseau.
Ajo tha se raporti përmban një vlerësim gjithëpërfshirës dhe 19 rekomandime për përmirësimin e mëtejmë të proceseve zgjedhore.
Është kënaqësi të rikthehem në Prishtinë dhe të paraqes para jush raportin përfundimtar të Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të Bashkimit Evropian për zgjedhjet parlamentare në Kosovë. Që nga ardhja ime para dy ditësh, jam takuar me presidenten e Kosovës, kryeministrin në detyrë dhe kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për t’ua dorëzuar raportin dhe për të diskutuar rekomandimet që përmban ai. Në emër të misionit tonë, dëshiroj të falënderoj presidenten e Kosovës për ftesën për të vëzhguar këto zgjedhje. Dua gjithashtu të shpreh mirënjohjen time për qytetarët e Kosovës. Përkushtimi i tyre ndaj procesit demokratik është i dukshëm./Arbresh.info

Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizn...
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...
Përcaktohet orari i ‘Final Four’ të Kupës së Kosovës
Nesër mblidhet kryesia e Kuvendit, këto pika diskutohen
Kurti emëron ambasadorin Bajrami si kryenegociator në dialog...