Komisioni Evropian është i gatshëm për heqje graduale të masave të BE-së ndaj Kosovës.
Kështu është shprehur një zëdhënës i BE-së për Klankosova.tv.
Ai tha se KE-ja ka ndërmarrë hapat e parë për të hequr gradualisht masat në fuqi në maj 2025.
“Siç u tha më parë, ne synojmë t’i heqim më tej këto masa”, tha ky zëdhënës i BE-së.
Duke folur për zgjedhjet lokale të mbajtura në Kosovë, ai theksoi se KE-ja mirëpret dorëzimin “pa probleme” të qeverisjes lokale në 4 komunat veriore dhe tha se pret që kryetarët e rinj të përfaqësojnë interesat e të gjithë qytetarëve.
Gjithashtu, zëdhënësi i BE-së foli edhe për zgjedhjet e reja parlamentare që do të mbahen më 28 dhjetor për çka theksoi rëndësinë e një procesi zgjedhor të administruar mirë dhe konkurrues.
Ky zëdhënës i BE-së tha se unioni është i gatshëm të punojë me autoritetet e Kosovës “sapo të zgjidhen dhe të vazhdojë të mbështesë Kosovën në rrugën e saj drejt BE-së”.
“Ne mezi presim që Kosova të rikthehet në rrugën e duhur për reformat shumë të nevojshme që lidhen me BE-në, në të mirë të popullsisë së saj dhe në përparimin në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”, potencoi zëdhënësi i BE-së.
Aksion kundër nxjerrjes ilegale të thëngjillit në Vushtrri, ...
Fenerbahce kontakton Vedat Muriqin për ta bindur Fisnik Asll...
Ukraina godet fabrikën ushtarake ruse me raketa Storm Shadow...
Fluturimet misterioze mes Tel Avivit dhe Beogradit ngrenë dy...
SPAK zbaton vendimin e gjykatës, i dorëzon Veliajt në parabu...
Prokuroria e Pejës kërkon angazhim me të shtuar nga inspekto...