Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar sot vendimin për zgjatjen e mandatit të Përfaqësuesit Special për Dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.
Mandati i Peter Sorensen si Përfaqësues i Veçantë për Dialogun Beograd-Prishtinë është zgjatur për dy vjet, deri më 29 shkurt 2028.
Sorensen u emërua për herë të parë në këtë pozitë në janar të vitit 2025, përcjell Telegrafi.
Ndërkaq, mandati për dy vjet është zgjatur edhe për Kajsa Ollongren, Përfaqësuese e Veçantë për të Drejtat e Njeriut.
Ollongren mori këtë detyrë në qershor të vitit 2025.
Përfaqësuesit e Veçantë të BE-së propozohem nga Përfaqësuesi i Lartë dhe emërohen nga Këshilli për të promovuar politikat dhe interesat e BE-së në rajone dhe vende të caktuara, si dhe për çështje të veçanta që kanë rëndësi për BE-në. Ata luajnë një rol aktiv në përpjekjet për të konsoliduar reformat, stabilitetin dhe sundimin e ligjit.
Aktualisht, njëmbëdhjetë Përfaqësues të Veçantë mbështesin punën e Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit për Punë të Jashtme dhe Politikë Sigurie, Kaja Kallas.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës