Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Çështjet e Zgjerimit, Guillaume Mercier, ka deklaruar se ndonëse BE-ja nuk komenton mbi çështjet e brendshme të Kosovës apo të ndonjë vendi tjetër partner, është në interes të vetë Kosovës që të formojë sa më parë institucionet e saj.
Duke folur të enjten lidhur me dështimin e katërt me radhë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, Mercier tha se funksionalizimi i institucioneve është kyç për avancimin në rrugën evropiane.
“Ne nuk do të komentojmë çështjet e brendshme të Kosovës, sikurse nuk i komentojmë as për cilindo vend tjetër partner. Ajo që mund të them është se gjithsesi është në interes të Kosovës që të formojë shpejt institucionet e saj. Kjo është e rëndësishme për arritjen e reformave evropiane dhe për të lëvizur përpara në këtë rrugëtim. Është e rëndësishme edhe për çështje të tjera siç është Plani i rritjes. Siç e dini, na duhet që të kemi Kuvendin e Kosovës të konstituar në mënyrë që të vazhdojmë punën në këtë drejtim po ashtu“, tha ai./Arbresh.info
E kryer, Maresca do të jetë pasuesi i Guardiolës tek Man Cit...
MABCO akuzon Valon Ademin për “vetëgjyqësi kriminale” në Aer...
Joao Pedro reagon pasi nuk u ftua nga Ancelotti në Kupën e B...
KQZ-ja shtyp fletëvotimet me procedurë të përshpejtuar, jep ...
E rëndë | Vdes i riu vushtrrias që ishte aksidentuar 11 ditë...
Katër të vdekur në aksidente trafiku për 24 orë