Në bazë të urdhrit të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë dhe nën udhëhejqen e Prokurorisë Speciale në bashkëpunim me Policinë, është zhvilluar një operacion policor në Komunën e Zubin Potokut dhe të Zveçanit, në kuadër të një hetimi lidhur me vrasjen e zyrtarit të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë ( EULEX ) A.S., me qëllim të verifikimit të informatave dhe identifikimit të mundshëm të provave relevante.
Në njoftimin e PSRK thueht se hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, kanë kryer bastisje në dy lokacione në Zveçan dhe në shtatë lokacione në Zubin Potok, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale:
– Rrezikimin e personelit të Kombeve të Bashkuara ose personelit në marrëdhënie me to;
– Vrasje të Rëndë;
– Sulm ndaj personit zyrtarë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.
LEXO EDHE:
Operacion policor në Zveçan dhe Zubin Potok, bastisen 9 lokacione – cak krimet e rënda
Gjatë operacionit, i cili është mbështetur edhe nga njësi të tjera relevante të Policisë së Kosovës, janë shoqëruar në Polici shtatë ( 7 ) persona, dhe pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.
“Ndërsa, gjatë zbatimit të urdhërit për bastisje, si një hap i rëndësishëm procedural në kuadër të një hetimi që është ende në zhvillim, janë gjetur dhe sekuestruar prova materiale sikurse: dy armë, municion, veshje me përmbajtje nacionaliste, dylbi, dokumente, pajisje elektronike të ndryshme etj. Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës, ritheksojnë përkushtimin në luftën kundër krimit të organizuar dhe sjelljen para drejtësisë të atyre që cënojnë sigurinë, ligjin dhe rendin në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Betohet edhe kryetari i ri i Graçanicës, Novak Zhiviq
Millosh Peroviq betohet si kryetar i ri i Zubin-Potokut
Gjykata refuzon kërkesën e Besim Kelmendit për masën e sigur...
Betohet edhe kryetari i Leposaviqit, Zoran Todiq
Atletico Madrid synon një mesfushor të Atalantës
Aksident me vdekje në aksin Shkodër-Hani i Hotit