Që nga mëngjesi hetuesit e Zyrës së Prokurorit të Specializuar ia kanë mërsyer shtëpisë së ish-këshilltarit të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Adil Behramaj.
Para pak minutash në shtëpinë e Behramajt ka arritur edhe mbrojtësi tij, avokati Artan Çerkini, raporton “Arbresh.info”.
Avokati tha se nuk ka dijeni se për çfarë arsye po kryhet kjo bastisje.
“Nuk e di asgjë se për çfarë është bastisur banesa e Behramajt. Posa të dalë nga banesa e tij do të flas për media”, tha shkurt avokati Çerkini.
Ndryshe, ende nuk ka përfunduar bastisja në shtëpinë e Adil Behramjt, e cila ka nisur që në orët e hershme të mëngjesit të sotëm /arbresh.info/
Shefi i Zyrës së BE-së i shpreh ngushëllime familjes së poli...
Sulmet në veri, Maqedonci: Dorasit janë kriminelë të dirigju...
Situata në veri, deklarohet KFOR-i: Po monitorojmë situatën ...
LAJMI I FUNDIT/ Vritet njëri nga kriminelët serbë që sulmua...
Pas Bërnjakut, mbyllet edhe pika kufitare në Jarinjë
Policia del me njoftim për situatën në veri: Grupet kriminal...