Policia në Mitrovicë ka bastisur shtëpinë e një personi në rrugën “Bislim Bajgora”, me ç’rast ka sekuestruar armë dhe fishekë.
Sipas raportit 24 orësh, për armën i dyshuari posedonte leje vetëm për përdorim në poligon. I njëjti pas intervistimit është liruar.
“Njësitë policore, gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit m/k, kanë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me dy karikatorë dhe 36 fishekë të kalibrit 9×19 mm. Për këtë armë, i dyshuari posedon leje vetëm për përdorim në poligon. Me urdhër të prokurorit, është bastisur edhe shtëpia e tij, ku është gjetur dhe sekuestruar një karikator tjetër me 24 fishekë të njëjtit kalibër. Pas intervistimit, i njëjti është liruar në procedurë të rregullt me vendim të prokurorit”, thotë policia
Gjesti sjell foto krah avokatit të tij: Gjithmonë falënderue...
Një qytetar në Shtime dorëzon vullnetarisht një armë zjarri
Nga kjo ditë nis llogaritja verore e kohës, akrepat shkojnë ...
Kosova nis përgatitjet anti-Sllovaki
Negociata të mundshme me Iranin, Netanyahu dhe JD Vance bise...
Hoti pret në takim shefen e UNICEF-it në Kosovë, diskutohet ...