Profesori i së Drejtës Penale, Ismet Salihu, është shprehur i pakënaqur me punën e sistemit të drejtësisë në Kosovë.
Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se drejtësia vendore dhe ajo ndërkombëtare kanë dështuar në luftimin e krimit dhe korrupsionit. Sipas Salihut, përgjegjësia kryesore bie mbi misionin e EULEX-it, i cili ka pasur për obligim hetimin, luftimin dhe dënimin e kryerësve të veprave penale.
Ai ka thënë se bashkësia ndërkombëtare nuk pati kontroll sa duhet ndaj EULEX-it. Pavarësisht prej të metave, Salihu ka thënë se prania ndërkombëtare do të jetë e pranishme në sistemin e drejtësisë në Kosovë edhe pas vitit 2018.
Ai ka thënë se pa drejtësi të mirëfilltë Kosova nuk do të ketë jetë normale, përparim dhe zhvillim. Profesor Salihu ka shtuar se në Kosovë duhet të bëhet një lloj vetingu sikurse në Shqipëri./Epoka e re/
Hysen Durmishi: Jam i turpëruar nga deklarata e Gecit!
Dua Lipa mbështet mjekët ukrainas, sigurohet një ‘pickup’ pë...
Kurti: Prania e NATO-s në Kosovë, veçmas ajo e ShBA-së, kruc...
Nagavci: Dihen qëndrimet tona për UÇK-në
Lushaku-Sadriu skeptike për rikthimin e bisedimeve të LDK-së...
Tifozët e Mallorcas i dedikojnë një pankartë gjigante Vedat ...