Po vazhdojnë pritjet disa orëshe të bashkatdhetarëve tanë, që po kthehen nga pushimet në Kosovë, në pikat e kalimit kufitar me Serbinë.
Sipas raportit të Qendrës Kombëtare për Manaxhimin Kufitar (përditësimi i orës 16:30), pritjet më të gjata po regjistrohen në pikë-kalimin kufitar në Merdar, ku bashkatdhetarët pop resin deri në 7 orë për ta kaluar kufirin me Serbinë, kurse kolona e automjeteve arrin deri në 2,8 km.
Pritje të gjata ka edhe në pikë-kalimet kufitare Dheu i Bardhë, Jarnjje dhe Mutivode, ku janë krijuar kolona të gjata dhe pritje deri në tri orë.
Edhe në Muçibabë ka kolona dhe pritje deri në një orë, për të kaluar kufirin me Serbinë.
Ndërsa, për të hyrë në Kosovë, në pikë-kalimet kufitare me Serbinë, por edhe me vendet e tjera nuk ka pritje më të gjata se 10-15 min./arbresh.info/

Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...