
policia e Kosovës në trafik.
Jo të gjithë bashkatdhetarët kanë dijeni të mjaftueshme sa i përket pjesëmarrjes së tyre në trafikun rrugor në Republikën e Kosovës.
Kështu thotë rreshteri i Policisë së Kosovës në Njësitin e Autostradave, Flamur Ahmeti.
Ahmeti, thotë se të gjithë ata persona që posedojnë veturë me targa të huaja, sipas Ligjit për Trafikun Rrugor të Kosovës, nuk kanë të drejtë të marrin pjesë në trafik më shumë së 3 muaj.
“Pra, kjo referohet për të gjithë bashkatdhetarët tanë që të kenë kujdes, që mos të tejkalojnë limitin që e parasheh rregullorja e Ligjit për Trafikun Rrugor të Kosovës, pasi që nëse ndodh e kundërta do të gjobiten”, ka thënë Ahmeti.
Në nenin 41, pika 1 e këtij ligji, thuhet se “ Mjeti i regjistruar në vendin e huaj, në pronësi të shtetasit të huaj, me qëndrim të përkohshëm në Kosovë, mund të marrë pjesë në trafikun rrugor në Kosovë, jo më gjatë se tre muaj (3) nga data e hyrjes në Kosovë. /arbresh.info/

Tahiri: Osmani ishte në ShBA, por nuk tregoi pse nuk arriti ...
Sanohen defektet teknike, treni Pejë-Prishtinë rikthehet në ...
Dyshonin se bënte magji, 4 persona në Indi sulmojnë për vdek...
Benita reagon pas gjysmëfinales: Jam në gjendje të rëndë emo...
Gjendet i vrarë në parcelën e një toke 25-vjeçari shqiptar n...
Gjiganti anglez me ofertë prej 100 milionë eurosh për Rafael...