Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, e arsyetoi si “gabim teknik” korrigjimin e një komunikate për takimin e sotëm me presidenten Vjosa Osmani.
Në komunikatë përmendej zgjedhja e qeverisë, por Basha theksoi se kjo çështje nuk ishte pjesë e diskutimit gjatë takimit.
Basha sqaroi se komunikata u lëshua “pa pajtueshmërinë” e tij.
“Stafi ka bërë një gabim dhe e ka lëshu një komunikatë pa miratimin tim. Aty nuk ka pasë diskutim tjetër përveç njoftimit që e kam bërë. Prandaj është gabim teknik që është bërë prej stafit timë. Unë i kam thënë stafit me e lëshu një komunikatë ku ka me qenë një takim njoftues. Aty ka shku një komunikatë tjetër. Unë kërkoj ndjesë, por ky është një lëshim teknik”, tha Basha.
LEXO EDHE:
Kryetari Basha zhvilloi takim konsultativ dhe njoftues me Presidenten Osmani
KFOR-i stërvitet për beteja të afërme
Hamza: Rinumërimi i plotë i votave në të gjithë Kosovën ësht...
Shqipëria pjesë e Bordit të Paqes, Spiropali: Ftesa e SHBA-s...
Rinumërohen 61% e votave, në 20 komuna u përmbyll procesi
Vjedhja e votave në Prizren, Shaqir Totaj: Jashtëzakonisht i...
Aksidenti hekurudhor në Spanjë, Kurti: Mendimet tona janë me...