Deputeti i Lëvizjs Vetëvendosje, Dimal Basha, ia ka atribuuar si suskes kryeministrit Kurti propozimin franko-gjerman për marrëveshjen Kosovë – Serbi.
Me anë të një postimi në Facebook, Basha ka thënë se Kurti për 14 muaj e solli një marrëveshje që Serbia po e refuzon dhe po lufton, teksa sipas tij në 14 vitet e kaluara kishte marrëveshje që Serbia i pranonte dhe festonte, shkruan arbresh.info.
“Reagimi i Vuçiqit flet mjaftueshëm! Serbia e ka humbur betejën në tokë, tani nga zemërimi po kërcënon me betejë në ajër”, ka shkruar Basha.
Postimi i tij i plotë:
Për 14 vite ka pas marrëveshje që Serbia i ka pranu dhe ka festu, kurse për vetëm 14 muaj Kurti ka arritur të sjellë një marrëveshje që Serbia po e refuzon dhe po e lufton!
Reagimi i Vuçiqit flet mjaftueshëm! Serbia e ka humbur betejën në tokë, tani nga zemërimi po kërcënon me betejë në ajër.
Sigurinë dhe eskalimin në rajon pra e kërcënon vetëm Serbia, por asnjëherë Kosova, sepse ne mbetemi të përkushtuar për paqe, rend dhe siguri në krejt territorin dhe për të gjithë qytetarët, pa dallim etnie!/arbresh.info/

Qytetarët e Vlorës në revoltë për mungesën 72 orë të ujit, b...
Numërohen 99% e votave – VV e para me 49.39%
Trump pret Zelenskyn në rezidencën e tij : Takim i shkëlqyer...
Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981
Lista Serbe: Kemi fituar të dhjetë ulëset e rezervuara për k...
Telefonat inteligjentë do të bëhen shumë më të shtrenjtë, ja...