Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka reaguar pas seancës së parë të jashtëzakonshme të thirrur sot, duke shprehur keqardhje për pjesëmarrjen e pamjaftueshme të grupeve parlamentare.
Me anë të një postimi në Facebook, ka theksuar se mungesa e kuorumit pengoi miratimin e çështjeve të rëndësishme financiare për vendin, përfshirë Buxhetin e vitit 2026, situatën financiare të komunave Prishtinë, Gjilan dhe Zubin Potok, si dhe zgjidhjen financiare për RTK dhe pagat e punëtorëve të saj.
Basha theksoi se këto tema kanë rëndësi jetike për mirëqenien e qytetarëve dhe funksionimin e institucioneve publike, duke nënvizuar gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar me Kryesinë dhe komisionet parlamentare për të krijuar kushtet institucionale për miratimin e tyre.
Ai shprehu keqardhje që, përveç Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE, Grupit Multietnik dhe nënkryetarit Rashiq, pjesëmarrja nga grupet e tjera parlamentare nuk ishte e plotë, duke theksuar se kjo pengon procesin dhe përgjegjësinë institucionale ndaj qytetarëve./Arbresh.info
Djali i dëshmorit Zejnullah Elshani diplomon në ShBA, ushtar...
Lushtaku ngushëllon familjet Aliu dhe Binaku pas tragjedisë ...
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, autori mbërrin në spi...
Një muaj paraburgim për të dyshuarin për grabitje në Gjakovë...
49 aksidente trafiku e mbi 2200 gjoba të shqiptuara brenda 2...
Hiqet tabela me emrin e Gjingjiqit në Mitrovicën e Veriut, m...