Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti sot në një takim Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Lulzim Basha i uroi suksese Haradinajt në detyrën e re dhe me shumë përgjegjësi në drejtimin e qeverisë së Kosovës. Kryetari i Opozitës e siguroi z.Haradinaj për mbështetjen e plotë e të gjithanshme të Partisë Demokratike në rrugën e integrimit europian dhe euroatlantik të Kosovës, dhe në përballimin e sfidave të tjera, thuhet në një njoftim të zyrës së shtypit pranë PD-së.

Integrimi europian dhe euroatlantik i Kosovës, është në interes të sigurisë dhe stabilitetit jo vetëm të Kosovës, por të mbarë rajonit, citohet Lulzim Basha.
Kryetari i PD, me tej theksoi se Partia Demokratike, ashtu siç ka qenë që në ditët e para të themelimit të saj, një mbështetje e fuqishme dhe konstante e aspiratave të popullit të Kosoves, do të vazhdoje te jete gjithmonë një zë aktiv në familjen e partive simotra të PPE, dhe më gjerë, për të përkrahur me forcë interesat e Kosovës.

Gjithashtu, nuk do të mungojë asnjëherë edhe mbështetja konkrete për njohjen nga shtete të tjera, përmes kontakteve dhe raporteve që Partia Demokratike ka me forca të rëndësishme politike në Europë dhe vende te tjera. Nga ana tjeter, të dy personalitetet theksuan rolin që Partia Demokratike me autoritetin e padiskutueshem që gëzon ne Kosove, mund të luajë në drejtim te zhvillimeve pozitive edhe të vetë politikes aty, në bashkëpunim me të gjithë spektrin politik kosovar.
Shkon në dy numri i viktimave të aksidentit në “Ibrahim Rugo...
Rrëzohet kërkesa për modifikimin e dënimit të Haxhi Shalës
Ngjarje e rëndë në Gostivar: Gjendet e varrosur një grua që ...
Von der Leyen: Mos ndërhyni në politikën e Evropës
Tërmeti 6.7 shkallësh i Rihterit në Japoni- publikohen pamje...
50 aksidente trafiku gjatë 24- orëve të fundit në Kosovë