Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në konferencën e sotme para mediave ka folur edhe për barrikadat e vendosura në veri të vendit.
Kurti u shpreh se KFOR-i kërkoi dy ditë, ndërkaq tani janë bërë dy javë që nga vendosja e barrikadave.
Ai gjithashtu u potencoi se pas Krishtlindjes do të kenë edhe takim me komandantin e KFOR-it.
“KFOR-i ka kërkuar pak kohë prej neve dhe ne i kemi dhënë pak kohë dhe jemi dëshmitar që sot janë bërë dy javë që janë vendosur 11 barrikada gjithsej të cilat ndodhen në veri të lumit Ibër dhe janë duke penguar lirinë e lëvizjes. Ato janë duke penguar lirinë e lëvizjes. Tani lirinë e lëvizjes nuk e kemi. Shumë shpejt pas Krishlindjes do ta kemi një takim me komandantin e KFOR-it”, u shpreh Kurti./arbresh.info/
Lexo edhe:
Kurti: Ministri i ri i Shëndetësisë do të zgjidhet para Vitit të Ri
Rama: Task-forcë për të stabilizuar çmimin e naftës
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 24-të, vëmendja në...
Prizreni pa zonë ekonomike
Hoxha: Diplomatët shqiptarë në kontakt të vazhdueshëm me qyt...
Tensione të forta në Lindjen e Mesme, Irani kërcënon: Do të ...
Shtetet e Gjirit raportojnë sulme të reja me raketa dhe dron...