Komandanti i Misionit të KFOR-it, Gjeneral Major Enrico Barduani, ka organizuar një takim me Ambasadorët e të gjitha shteteve kontribuese të trupave, në selinë e KFOR-it në Kampin Film City në Prishtinë.
KFOR njofton se diskutimi ka përfshirë një gamë të gjerë temash, përfshirë tendencat e sigurisë në rajon, situatën në Kosovë pas zgjedhjeve të Asamblesë në shkurt, takimin e fundit të Komandantit të KFOR-it me Peter Sorensen, si dhe aktivitetet e KFOR-it dhe bashkëpunimin me Komunitetin Ndërkombëtar.
“Të gjithë pjesëmarrësit theksuan rolin kyç që luan KFOR-i në mbështetje të stabilitetit rajonal dhe rëndësinë e unitetit të përpjekjeve drejt sigurisë afatgjatë për përfitimin e të gjitha grupeve”, thuhet në njoftim.
“KFOR vazhdon të kontribuoni në krijimin e një mjedisi të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, në përputhje me mandatin e tij afatgjatë të OKB-së – bazuar në Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së 1244 të vitit 1999; në çdo kohë dhe paanshëm; dhe në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si përgjigjës të sigurisë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it./Arbresh.info
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...