Banorët e lagjes “Bazhderhane” në Prizren, të cilët u dëmtuan nga shpërthimi i mjeteve piroteknike në një pikë shitjeje, do të kompensohen për dëmet që iu janë shkaktuar.
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar se Komisioni për vlerësimin e dëmeve ka vizituar vendin e ngjarjes dhe ka informuar banorët se kanë afat 7 ditë për të parashtruar kërkesat për kompensim.
“Komisioni për vlerësimin e dëmeve të shkatuara nga incidenti me mjete piroteknike në lagjen “Bazhdarhane” ishte sot në vendin e ngjarjes për t’i informuar banorët e dëmtuar se duhen, në afat prej 7 ditësh sipas ligjit, të parashtrojnë kërkesë në Drejtorinë e Emergjencave dhe Sigurisë për dëmet që u janë shkaktuar”, tha ai./Arbresh.info
Tensione në Hormuz, Irani paralajmëron forcat e huaja të lar...
Top 10 kombëtaret më të vlefshme në Kupën e Botës
Nis projekti për modernizimin e rrugës Arllat–Malishevë, nda...
E kryer, Vedat Muriqi i bashkohet Fenerbahçes
Rama mbron projektet në Sazan dhe Zvërnec: Patriotizmi nuk m...
E konfirmon Benfica, Mourinho rikthehet tek Real Madridi