Kryetari i PD-së, Lulzim Basha mblodhi pasditen e sotme kryesinë e partisë. Në takim është diskutuar mbi protestën që opozita do të organizojë në datë 16 Mars.
Basha është shprehur se largimi i Ramës është çështje e emergjencës kombëtare duke i bërë thirrje anëtarëve të kryesisë të oganizojnë sa më shumë njerëz për pjesëmarrje në protestat që do të oganizojë opozita.
Ish deputeti dhe anëtari i Kryesis së PD-së, Klevis Balliu, në përfundim të mbledhjes së kryesisë është shprehur se, protesta e 16 marsit do jetë më madhja e organizuar ndonjëherë nga opozita.
Sipas tij, ato do të vijojnë deri në rrëzimin e kryeministrit Rama.
“Gjatë mbledhjes u diskutua mbi protestën që do të mbajë opozita. Nuk do të ketë asnjë hap pas. Vendi është në ditët e tij më të zeza. Protesta do të vazhdojë deri në rrëzimin e Ramës. Protesta e 16 Marsit do të jetë më e madhe se ajo e 16 shkurtit. Nëse do ketë provokime qyetarët do të dinë t’i përgjigjen. Kësaj here qytetarët nuk do të bien më pre e provokimeve të policisë”, u shpreh Balliu.
KDI: Dëgjimi publik për Projektligjin për Byronë nga sot për...
Tërnava takohet me Kryetarin e Dijanetit të Turqisë, flasin ...
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...