Lamih Balaj nga Sindikata e Telekomit ka thënë se deri nesër Qeveria duhet t’i japë zgjidhje çështjes së Telekomit dhe se pret që të premten të zhbllokohen llogaritë.
Balaj në Interaktiv tha se pas takimit me kryeministrin dhe ministrin e Ekonomisë ku u kërkoi zhbllokimin e llogarive, sot ka pasur një kontakt tjetër prej së cilës ai shprehet se nesër do të kthehen ato.
“Sot prapë kam kontaktu me zyrën e kryeministrit dhe i është dërgu prapë një shkresë pronarëve të ish-Z-Mobile, ku qeveria është garantues. Besoj që shteti seriozisht e ka marrë punën e Telekomit dhe ish dashtë që nesër t’i kthejë xhirollogaritë e Telekomit dhe mos me leju me ndodhë më ndodhë më e keqja, me u tërheqë mjetet nga xhirollogaria sepse pos operimeve që mundet me pasë, janë edhe pagat e punëtorëve”, tha ai.
Balaj ka thënë se qeveritarëve u ka bërë të ditur se nëse kthimi i llogarive nuk ndodh, sindikata do të ndërmarr hapa kundërshtues./koha.net/
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim